Ja rekomandimet që duhet respektuar për ujin ​nga Instituti i Shëndetit Publik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thënë se vërshimet e sotme paraqesin gjendje të jashtëzakonshme ku mes tjerash, mund të përkeqësohet cilësia e ujit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thënë se vërshimet e sotme paraqesin gjendje të jashtëzakonshme ku mes tjerash, mund të përkeqësohet cilësia e ujit të papërpunuar nga të reshurat, të dëmtohet sistemi i kanalizimit (largimit të ujërave të zeza), të kontaminohen puset që furnizojnë territoret rurale me ujë të pijshëm dhe sistemi i përpunimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm.

 

Këtë ata e kanë bërë të ditur, përmes një komunikate për media, ku sipas tyre bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit, të dhënat laboratorike për parametrat bakteriologjik dhe kimik rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije.

 

Po ashtu, përmes kësaj komunikate janë jep disa rekomandime lidhur me situatën e krijuar pas vërshimeve në disa rajone të Kosovës, e sidomos pjesën qendrore, Malishevën e Artanën.

 

Disa nga rekomandimet e shkruara në këtë komunikatë janë :

 

1. Sigurimi i ujit higjienik për pije të ofrohet nga cisternat e kompanive ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e vërshuara.

 

2. Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgatitje të ushqimit.3. Uji i puseve në vendbanimet vërshuara është ndotur nga plehrat dhe materiet fekale andaj nuk mund te përdoret si i tillë për pije dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit ne 100 grade Celsius se paku 10 min.

 

4. Kompanitë ujore publike/ujësjellësit/ të përforcojnë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojnë ujin.

 

5. Ujësjellësit të furnizojnë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe parandalimin e epidemive hidrike.

 

Pos tjerash sipas tyre situata epidemiologjike është në kontroll të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës në terren do të pasojë me rekomandime të reja

Artikulli paraprakNdikimi psiko-fizik i borxhit dhe brengës dhe parandalimi nga aspekti religjioz
Artikulli vijues​Limaj: Vendimi për faljen e borxheve, obligim nga bisedimet e Brukselit