Shpërthen “Swissleaks” superevazioni fiskal botëror

Gazeta franceze ”Le Monde” ka publikuar një artikull mbi një hetim spektakolar me shifra marramendëse mes Parisit, Uashingtonit, Brukselit dhe Gjenevës për të gjetur gjurmët e superevazioni fiskal të pranuar dhe nxitur nga banka britanike HSBC.

 

Në sajë të organizimit kapilar të filialit zviceran të bankës HSBC, personalitete politike, të spektaklit, të sportit, por edhe të biznesit madje edhe të krimit kanë fshehur nga taksat 180 miliardë euro, bën të ditur gazeta franceze ”Le Monde”.

Mes emrave të përmendur nga gazeta janë ata të aktorit francez, Gad Elmaleh, të mbretit të Marokut dhe të aktorit amerikan, John Malkovich.

”Kemi të bëjmë me një hetim spektakolar me shifra marramendëse, ndërkohë që hetimet janë bërë mes Parisit, Uashingtonit, Brukselit dhe Gjenevës për të gjetur gjurmët e këtij superevazioni fiskal, i pranuar dhe i nxitur nga banka britanike HSBC, grupi i dytë bankar më i madh në botë, nëpërmjet filialit zviceran HSBC Private Bank”, thotë ”Le Monde”.

Ndërkohë, media italiane njofton se në listë janë edhe emrat e 7 000 italianëve, më të famshmit e të cilëve janë stilisti Valentino Garavani, është Flavio Briatore dhe Valentino Rossi.

Në këtë superhetim janë përfshirë 154 gazetarë nga 47 vende dhe emisarë nga 55 media të ndryshme.

Artikulli paraprakBruksel – Sot rinis dialogu Kosovë-Serbi
Artikulli vijuesMali i Zi dëbon priftin serb