Ditën e mërkurë Obama do të shpallë zyrtarisht kërkesën e tij për luftën kundër ISIS në kohën kur kanë kaluar 6 muaj nga operacionet ushtarake të ushtrisë së regjimit shiit irakian dhe atij sirian kundër këtij grupi.
Sipas njoftimeve të mediave asistentët e kongresit amerikan kanë thënë se shtëpia e bardhë ditën e mërkurë do të paraqesë kërkesën e saj zyrtare për nisjen e operacioneve ushtarake kundër ISIS.
Edhe pse sulmet ajrore të SHBA dhe aleatëve të saj kanë nisur prej kohësh kundër grupit, mirëpo kjo është hera e parë që Obama do t’i kërkojë zyrtarisht kongresit leje për përdorimin e forcës ushtarake kundër ISIS.
Qeveria amerikane pretendon se sulmet kundër ISIS në Irak janë kryer në bazë të lejes së vitit 2002 të luftës kundër Irakut dhe 2001 të luftës kundër grupeve të varura me Al Kaidën.