Jam mysliman dhe i etiketuar si terrorist: Më jepni një përqafim (VIDEO)

“Unë jam mysliman. Jam etiketuar si terrorist. Kam besim tek ju. Ju më besoni mua? Më jepni një përqafim”.

Këto janë mesazhet e e Mustafa Maëla, i cili me sy të mbyllur dhe me krahë të hapur qëndron anës një rruge ne Toronto, ndërsa një kamerë e vendosur par metra më larg filmon.

Blind_Trust_screen_3195887c
I riu mysliman është pjesë e projektit “Blind Trust Project”, një eksperiment social për të thyer barrierat dhe të eliminojë frikën dhe mosbesimin ndaj myslimanëve dhe Isalmit në Kanada.

Projekti është ideuar nga 24-vjeçari mysliman Assma Galuta, i cili është pjesë e grupit të xhiruesve.

Në një prononcim për “Huffington Post”, djaloshi në rrugë tha se kishte mbuluar sytë për të krijuar besim të plotë tek kalimtarët.

Në përgjithësi reagimet e qytetarëve kishin shumë pozitive, por kishte edhe nga ata që shihnin me indiferencë eksperimentin.

Dhjetëra kalimtarë të të gjithë moshave, gjinive dhe ngjyrave u ndalën dhe përqafuan djaloshin.

“>

Artikulli paraprakA janë armët e vetmja “gjuhë” që kupton Moska?
Artikulli vijuesBabai monstër, incest me dy vajzat