Hakerë "sulmojnë" FBI-në

Të paktën 6 web faqe përfshirë këtu edhe faqen e ministrisë së drejtësisë dhe FBI të SHBA-së janë sulmuar nga grupi i hakerëve ‘Anonymous’. 

Përfaqësuesja e drejtësisë amerikane ka njoftuar se gjatë orëve të fundit janë regjistruar aktivitete të mëdha në faqen e ministrisë së drejtësisë gjë që ka shkaktuar degradimin e saj. 

Sulmi i fundit i hakerëve nga grupi ‘Anonymous’ ndodhi pak ditë pas reagimit të sajteve më të mëdha botërore kundër legjislacionit të propozuar në SHBA për të luftuar piraterinë.

Artikulli paraprakGoogle publikon syzet high-tech
Artikulli vijuesRRËNJET ARABE NË MJEKESINË EVROPIANE