YouTube Mix është një veçori shumë e mirë për ata që duan të shikojnë disa video tek rekomandimet e YouTube-it.
Për ata që nuk e njohin këtë veçori, YouTube Mix krijon një listë me video që ju mund të dëgjoni bazuar tek shijet tuaja.
Tani, një raport i ri i ardhur nga Google Operating System na sugjeron se YouTube po punon për krijimin e një veçorie të re, e cila do të quhet YouTube Radio.
Kjo veçori është akoma në fazë testimi, dhe, bazuar nga përshkrimi që gjendet tek fotoja e mësipërme, thuhet se YouTube Radio është “një radiostacion i vazhdueshëm bazuar në videon aktuale. Ju mund t’i pëlqeni, të mos i pëlqeni dhe t’i largoni videot, për ta bërë stacionin tuaj të radios sipas shijeve tuaja”