BMW Abu Dhabi prezanton BMW i8 (Foto)

BMW Abu Dhabi duket se këtë herë do të na prezantojë me modelin BMW i8.

BMW i8 zotëron motorin benzinë TwinPower-Turbo, 1.5-litër, trecilindërsh, motorin elektrik dhe baterinë litium-jon. Motori ka një kapacitet prej 362 kuaj fuqi dhe shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h e arrin për 4.4 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h, sipas kufizimit elektronik.

Ndërkohë BMW i8 mund të lëvizë dhe vetëm me motor elektrik Sipas të dhënave nga fabrika, ky model shpenzon karburant rreth 2.1-litër në 100 km, ndërsa duhet theksuar se BMW i8 mund të lëvizë edhe vetëm me motorin elektrik, me të cilin mund të kalojë deri në 35 km.

Artikulli paraprakDuka ua ndalon xhaminë e kishën lojtarëve të Kombëtares!
Artikulli vijuesThirrjet me zë në WhatsApp tani të disponueshme për të gjithë