Fondacioni i Vakëfit të Turqisë dha 50 milionë $ ndihma në 2014

Fondacion Fetar i Turqisë (TDV) vitin e kaluar ka dërguar dhe shpërndarë ndihma me vlerë 50 milionë dollarë për nevojtarët në mbi 100 vende të ndryshme të botës.

Për 40 vjet Fondacioni Fetar i Turqisë (TDV) vazhdon tu vijë në ndihmë personave të nevojë në mbi 100 vende.

Vitin e kaluar fondacioni ka dërguar jashtë shtetit ndihma me vlerë 50 milionë dollarë.

Edhe sivjet fondacioni përgatitet të shpërndajë çmime ndërkombëtare për bamirësit e vitit.

Me 35 milionë dollarë ndihma që ka dhuruar në vitin 2013 Fondacioni Fetar i Turqisë ka qenë OJQ-ja që ka dërguar më shumë ndihma jashtë vendit.

Këtë sukses fondacioni e vazhdoi edhe në vitin 2014 dhe vitin e kaluar bëri jashtë shtetit ndihma që kapin vlerën e 50 milionë dollarëve.

Kurse sasia e ndihmave që fondacioni ka bërë katër vitet e fundit llogaritet në rreth 121 milionë dollarë.

Fondacioni Fetar i Turqisë është themeluar në vitin 1975 dhe që nga dita e parë vazhdon të ofrojë shërbime në 7 kontinente pa bërë dallime në fe, besim, gjuhë dhe racë. Këtë vit fondacioni feston 40-vjetorin.

Në programin që do të organizohet me këtë rast në 13 mars bamirësve këtë vit për herë të parë do t’u jepen çmime të mirësisë ndërkombëtare. 

 

Artikulli paraprakSpiegel: Kosovarët po ikin nga një shtet i paralizuar
Artikulli vijuesSherr masiv! Sërish grushta mes deputetëve