Prokuroria turke nis hetime ndaj dyshimeve për një komplot vrasjeje të vajzës së Erdoğan

Prokuroria i ka cilësuar lajmet e publikuara në gazeta si një denoncim dhe mbi bazën e tyre ka nisur një hetim të gjerë të çështjes si dhe e ka adresuar këtë çështje në dikasterin kundër krimeve të rendit kushtetues.
 
Prokuroria e Ankarasë ka filluar sot hetimet pas shkrimeve të publikuara në disa gazeta ku thuhej që ndaj vajzës së Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Sümeyye Erdoğan, do të organizohet një komplot i cili kishte të bënte me vrasjen e saj.
Artikulli paraprakTurqi, prezantohet byzylyku elektronik për mbrojtjen më të mirë të grave nga dhuna
Artikulli vijuesStudim: Nxënësit muslimanë dyfishohen në Angli, Uells