Studim: Nxënësit muslimanë dyfishohen në Angli, Uells

Një analizë e re e të dhënave zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar  në regjistrimin e vitit 2011 ka zbuluar se popullata muslimane e Anglisë dhe Uellsit po rritet më shpejt se sa popullata e përgjithshme, me një përqindje më të lartë të fëmijëve dhe një raport të ulët të njerëzve të moshuar.
  
Aty thuhen disa mite të rëndësishme rreth muslimanëve, Omar Khan, nga Fondacioni Think Tank Runnymede, i tha Rrjetit të BBC për Azi.   
  
Numri i muslimanëve, i cili  shpesh është ekzagjeruar, sa krenar janë muslimanët  që janë britanik, sa mirë ata përshtaten dhe tregime rreth vlerave britanike.
 
Ata janë krenar kur e quajnë veten britanik, nuk kanë aleanca me vende të tjera në asnjë mënyrë dhe ata nuk kanë ndonjë konfuzion rreth identitetit të tyre.
 
 
Sipas analizës, të publikuar nga BBC-ja, një në 12 nxënës ishin musliman, ndërsa numri i përgjithshëm i muslimanëve në Britani të Madhe u rrit nga 1.55m në 2001 në 2.7 milion në vitin 2011.  
   
Analiza sugjeron se numri i muslimanëve britanikë është rritur me shpejtësi që nga viti 2001, me një të treten në moshë 15-vjeçare.
 
Në vitin 2011 ka pasur 329.694 studentë muslimanë, prej tyre 43% femra dhe 57% meshkuj. 
 
Raportet thonë se 24% e muslimanëve mbi moshën 16 janë të kualifikuar për nivelin e shkallës, në krahasim me 27% të popullsisë së përgjithshme.
 
Por, ajo sugjeron se 71% e femrave muslimane mes moshave 16-të  dhe 24 nuk ishin të punësuara, krahasuar me përafërsisht gjysmën e popullsisë së përgjithshme.
 
Gjysma e muslimanëve në Angli dhe Uells kanë lindur atje dhe pothuajse tri të katërtat (73%) e identifikojnë veten si britanik. Dy të tretat e muslimanëve janë etnikisht aziatikë dhe 8% janë të bardhë.
 
Për më tepër, analiza zbuloi se 46% e muslimanëve britanikë jetojnë në disa nga rrethet më të privuara  prej autoriteteve lokale në Angli, duke vënë një pikëpyetje të drejta të barabarta në vendin e tyre.
Artikulli paraprakProkuroria turke nis hetime ndaj dyshimeve për një komplot vrasjeje të vajzës së Erdoğan
Artikulli vijuesEgjipt: Shkatërrohet depoja më e madhe e armëve të personave të armatosur në Sinai