Kriminelët dhe tradhtarët po keqpërdorin lavdinë e 2001-shit

Xhezair Shaqiri – HOXHA

Askush prej tyre nuk e din se ku dhe si është organizuar lufta. Këta munden vetëm të na tregojnë se si bëhen krime, korrupsioni dhe tradhtitë e shumta, që na kanë bërë neve, shokëve të luftës, sakrificës së UÇK-së dhe mbarë popullit shqiptarë.

Në nëntor të vitit 1999, me urdhrin e komandantit të UÇK-së, që nuk ka qenë Ali Ahmeti, unë kam lëshuar TMK-në dhe bashkë me Naim Limanin – Kongjin jemi futur në Maqedoni, pikërisht në fshatin Tanushë. Aty kemi filluar themelimin e strukturave të para  në teren të UÇKombëtare, grumbullimin e armatimit dhe planet për aksionet.  Bashkë me ne në këtë nismë kanë qenë Harun Aliu, Shefit Xhaferi – Kravata dhe Berat Luzha, kurse pastaj na janë bashkuar Muzafer Xhaferi, Emrush Xhaferi, Selman Azemi, Nijazi Sinani, Gazmend Arifi, Xhemail Selimi, Femi Serani, Isuf Shaqiri – Sula dhe nga Malina e Breza kanë qen Sula, dëshmori Ismeti, Muhameti, Ibrahimi, e disa djem tjerë, që për momentin nuk mundem tua kujtoj mbiemrin.

Në vitin 2000 kemi pasur shumë djem tjerë që na janë bashkangjitur, kështu që kur kanë ardhur në vitin 2001 në Tanushë Komandant Sokoli, Maliq Ndrecaj dhe Begu, kemi qenë përafërsisht dy togje. Në ditët në vijim na janë bashkuar edhe shumë djem nga Dukagjini dhe Malisheva, si  Komandant Tigri dhe shumë të tjerë. Fillimi i konfliktit ka qenë ditën kur jemi paraqitur në TV A1. Po të njëjtën ditë ka rënë dëshmori i parë I UÇK-së, Muzafer Xhaferi, shoku jonë nga ditët e para të organizimit. Sot, pas 14 viteve,  ne akoma i kemi të freskëta kujtimet për bashkëluftëtarët dhe për ato ditë të vështira, por sot nuk na pyet askush neve luftëtarëve të vërtetë. Sot Ali Ahmeti me bandën e tij udhëheq politikë servile ndaj Sasho Mijallkovit dhe organizon tubime për të shënuar fillimin dhe mbarimin e luftës së vitit 2001 me persona kriminelë, të korruptuar dhe servilë ndaj Sashës. Askush prej tyre nuk e din se ku dhe si është organizuar lufta.

Këta munden vetëm të na tregojnë se si bëhen krime, korrupsioni dhe tradhtitë e shumta, që na kanë bërë neve, shokëve të luftës, sakrificës së UÇK-së dhe mbarë popullit shqiptarë. 

(Kolumnë me rastin e 14 vjetorit të fillimit të luftës së vitit 2001)

Artikulli paraprakTeatri i përgjakur në Paris
Artikulli vijuesTë gjitha falë, mas-debilizimin kurrë!