Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Bosnje dhe Hercegovinës nuk guxoni të sëmureni!

Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina janë në listën e kompanisë londineze “Sos International”, si vendet ku është rrezik të sëmureni gjatë udhëtimit. Analizën e ka publikuar Washington Post.
 Në analizë është publikuar edhe harta e botës ku ceken shtetet me rrezikun më të madh e më të vogël për shërim, nëse udhëtarët kanë ndonjë problem shëndetësor.
 
Harta, siç thuhet, është bërë në bazë të 300 mijë rasteve mjekësore të regjistruara në vitin 2014 nga “Sos International”, që është e specializuar për mbrojtjen shëndetësore dhe rastet emergjente të atyre që udhëtojnë jashtë vendit. 
Raporti merr parasysh rrezikun e sëmundjeve infektive dhe infeksionet, si dhe cilësinë e infrastrukturës shëndetësore lokale, transmeton Telegrafi.
 
Sipas raportit, për shembull në Butan dhe në Madagaskar është e vështirë për të gjetur një spital të përshtatshëm. Kuba është kualifikuar si vend me shkallë të lartë të rrezikut, edhe pse më 2008 është shënuar si vend që mund të kënaq jo vetëm nevojat e brendshme, pasi në vit trajnojnë 20 mijë mjekë e motra medicionale nga jashtë.
 
Sipas të njëjtës analizës, Afrika përballet me mungesën më të madhe të kujdesit për udhëtarët në rast nevoje. Pothuajse gjysma e kontinentit është përcaktuar si një zonë e rrezikut ekstrem, e veçanërisht Afrika Perëndimore.
 
“SOS International” tha se Brazili, Rusia, India dhe Kina ofrojnë në qytete kujdes të mirë shëndetësor.
 
Ndërsa, pjesa e Evropës Lindore cilësohet si mesatarisht e rrezikshme, ndërsa rrezikshmëria më e lartë përmendet për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bosnje e Hercegovinën. Në të njëjtën kategori janë Bjellorusia, Moldavia dhe Ukraina. /Telegrafi/
Artikulli paraprakZjarr i madh në Beograd
Artikulli vijuesRreth 29,3 për qind e familjeve kosovare jetojnë me më pak se 1,72 euro në ditë