Turqia është mik i rëndësishëm i Kosovës dhe ka kontribuar shumë gjatë dhe pas arritjes së pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, raporton Anadolu Agency (AA).
Me rastin e shënimit të përvjetorit të shtatë të pavarësisë së Kosovës, shoqata kulturore-artistike dhe turizmit “Kosova-Rumeli”, në Izmir organizoi një program të veçantë, në të cilën mori pjesë dhe ish- presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Ambasadori i Kosovës në Ankara, Avni Spahiu.
“Turqia ka bërë aq shumë për Kosovën gjatë dhe pas arritjes së pavarësisë së Kosovës. Dua të falënderoj përzemërsisht Republikën e Turqisë, të gjitha institucionet dhe popullin turk. Turqia gjithashtu kontribuon në prosperitetin ekonomik të Kosovës”, tha Sejdiu, duke theksuar se Turqia është një mik i rëndësishëm i vendit të tij.
Përfaqësuesi i AK Partisë në Izmir, Rifat Sait, tha se Kosova ka një rëndësi strategjike, dhe se tërheq vëmendjen e shumë vendeve perëndimore. “Nga të gjitha kompanitë e huaja, kompanitë turke më së shumti investojnë në Kosovë. Ata investojnë rreth një milion euro, që ka një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës”, tha Sait.
Pas fjalimeve, të pranishmit ndoqën program me valle popullore tradicionale si dhe shijuan ëmbëlsirat e përgatitura me rastin e shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.AA