Rritet numri i njerëzve të varfër në Maqedoni

0
177
Shkalla e njerëzve të varfër në Maqedoni në vitin 2013 arriti në 24.2 për qind, sipas Entit Shtetëror të Statistikës, bazuar në të dhënat e anketës mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës që është kryer në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian.
 
Të dhënat tregojnë se shkalla më e madhe e varfërisë në mesin e familjeve të përbëra nga dy të rritur me dy fëmijë të varur në vitin 2013 përbënin 24.8 për qind.
 
Shkalla e të punësuarve të varfër është 11.1 për qind, ndërsa shkalla e pensionistëve të varfër është 10.9 për qind.
 
Të dhënat tregojnë se 40.3 për qind kishin probleme me pagimin e kredive apo faturave të shërbimeve komunale, 70,6 për qind nuk kanë arritur të siguronin një pushim njëjavor në vit, 23.7 për qind nuk kanë arritur të kenë një makinë…
 
Baza për llogaritjen e varfërisë së të ardhurave dhe pragu i varfërisë është definuar në 60 për qind të të ardhurave mesatare ekuivalente.kohaislame