Forcohet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë

Është shprehur edhe sot përkrahja e shtetit të Gjermanisë për Kosovën. Shtet ky që deri më tani në Kosovë vetëm për zhvillimin ekonomik ka investuar një shumë prej më shumë se 420 milion euro.
Se përkrahja e këtij shteti do të vazhdojë edhe më tutje e kanë thënë sot edhe një delegacion i Qeverisë Gjermane, i cili vizitoi ministrin e Financave Avdullah Hoti.

Hoti, sipas një komunikate për media ka pritur në takim Dirk Schattschneider, Shef i Divizionit të Evropës Jug-Lindore dhe Kaukaz BMZ, Henriette Kotter, Sekretarja e parë, Simona Wunsch BMZ, Gravenkoter KfW si dhe James Macbeth GIZ.

Hoti ka falënderuar këtë delegacion duke theksuar se Gjermania ka qenë një përkrahëse e fuqishme e Republikës së Kosovës në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik.
Ndërsa, përfaqësuesi i delegacionit gjerman Dirk Schattschneider, Shef i Divizionit të Evropës Jug-Lindore dhe Kaukaz falënderoi Ministrin Hoti për mirëpritjen dhe u shpreh se shteti gjerman ka qenë dhe do të jetë çdo herë përkrah Kosovës, për ta ndihmuar me projekte konkrete ku përfitues janë qytetarët e Kosovës.

Ai gjithashtu është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve të deritanishme.
Ndërsa, sa i përket zotimeve të vitit 2014 u dakorduan se është e nevojshme që të ketë një marrëveshje kornizë të nënshkruar dhe të formohet një ekip i përbashkët ndërqeveritar për negocim.kohaislame
Artikulli paraprakDeputetët e LDK-së: Gjykata Speciale të hetojë të gjitha vrasjet e pasluftës
Artikulli vijuesSTRATFORD PARASHEH: SHPËRBËRJE E RUSISË DHE TRETJE E BE –SË