STRATFORD PARASHEH: SHPËRBËRJE E RUSISË DHE TRETJE E BE –SË

Organizata gjeopolitike dhe e analizave strategjike “Stratford” ka publikuar “Parashikimin e dekadës” më të ri i cili parasheh se Rusia do të copëtohet, se do të fillojë tretja serioze e BE-së, se do të ketë ndryshime themeltare në Europë, se në Kinë do të dominojë diktatura komuniste.

Sa i përket ShBA Stratford thotë se ky vend gjithnjë e më pak do të përzihet në ngjarjet botërore.
 
Në analizë theksohet se botua ka filluar të ndryshohet në vitin 2008, pas invadimit rus në Gjeorgji dhe pas goditjes së krizës financiare botërore.
 
“Stratford” thekson se BE nuk ia del ta zgjidhë krizën ekonomike dhe se intensiteti i krizës do të vazhdojë së rrituri, përcjell koha.net .
 
Analistët amerikanë vlerësojnë se kriza do ta godasë në veçanti Gjermaninë, ndërsa Polonia do ta shtojë forcën rajonale.
 
Sipas Stratford, tashmë ka filluar ndarja e BE-së – në vende të Mesdheut dhe në ato siç janë Gjermania e Austria.
 
“Brenga europiane lindore do të krijojë edhe Europën e katërt, nëse llogarisim Britaninë e Madhe e Skandinavinë”, thotë Straford.
 
Në vend të Unionit, në Europë do të kthehen shtetet nacionale, thotë ky institut.
 
Nga to më e fuqishmja do të jetë Gjermania, por njëkohësisht edhe më ndjeshmja.
 
Sa i përket Rusisë, Strafford thekson se ajo vështirë do të mbetet në këtë gjendje të tashme
 
“Rusët nuk do të mund ta kontrollojë Kaukazin verior e Azia Qendrore do të destabilizohej. Karelia do të kërkojë bashkim me Finlandën, pjesët lindore do të duan lidhje me Kinën, Japoninë e ShBA”, thotë Straford dhe shton se Kina nuk do të jetë agresive ndërsa ekonomikisht do të mbizotërojë Japonia.
 
Lidhur me ShBA Straford thotë se ky vend “edhe më tej do të jetë forcë ekonomike, politike e ushtarake, porse më pak do të angazhohet në botë.kohaislame
Artikulli paraprakForcohet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë
Artikulli vijuesBRITANIA LEJON KONCEPTIMIN E FOSHNJAVE NGA ADN E TRE PERSONAVE