Bozkir: Turqia nuk ka ndërmend të presë 50 vite për anëtarësim në BE

Ministri për Integrime Evropiane i Republikës së Turqisë, Volkan Bozkir tha se vendi nuk ka ndërmend të presë 50 vjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).
 
“Qëllimi i Turqisë është që të arrijë standardet evropiane gjatë procesit të pranimit,” tha Bozkir, duke folur gjatë takimit ‘Thik thank’ të organizatës Paasikivi në Finlandë.
 
Turqia ka aplikuar për anëtarësim në BE në 1987, ndërsa bisedimet e pranimit filluan më 2005. “Qëllimi ynë fillestar ishte arritja e zhvillimit ekonomik, këtë gjithsesi e kemi arritur. Qëllimi i tanishëm është të arrijmë standardet evropiane,” tha ministri turk për Integrimin Europian, Volkan Bozkir.
 
Ai falënderoi Finlandën për mbështetjen e Turqisë në rrugën e saj për në BE. Për t’u bërë anëtar, Turqia duhet të përmbyll me sukses 35 kapituj të bisedimeve në negociatat me BE-në, të cilat përfshijnë reformat dhe miratimin e standardeve evropiane. Turqia deri tani ka hapur 14 kapituj, ndërsa 17 i ka bllokuar dhe për katër kapituj pritet të diskutohet.
Artikulli paraprakOmbudspersoni insiston: Gjyqtarët ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme
Artikulli vijuesVaji i ullirit mund të shkatërrojë qelizat kancerogjene