Ka ngjallur tashmë shumë polemika, vendimin për të lejuar ribotim e librit Mein Kampf (Lufta ime) e Adolf Hitlerit pas 75 vitesh. Ky libër ishte i ndaluar që të shitej në Gjermani. Të drejtat e autorit i kishte Bavaria e cila prej 75 vitesh ndaloi ribotimin e tij. Të drejtat e autorit për ribotim përfundojnë në dhjetor, që do të thotë se një version i ri me shënime, do të publikohet nga Instituti Gjerman për historinë bashkëkohore.
“E kuptoj se disa ndihen në siklet që një libër i cili ka pasur një rol kaq dramatik në histori, vihet sërish në dispozicion të publikut. Nga ana tjetër mendoj se kjo është edhe një mënyrë e dobishme për të mësuar historinë dhe për të parandaluar që këto ngjarje traumatike të mos ndodhin sërish”, tha Magnus Brechtken, zëvendës drejtor i institutit, për Washington Post. Florian Sepp, historian në Bibliotekën Shtetërore të Bavarisë, që ruan kopjen origjinale të Mein Kampf tha për Washington Post: “Ky libër është shumë i rrezikshëm nëse bie në duart e publikut të gjerë”.
Disa shoqata hebrenje, kanë pretenduar se libri është jashtë logjikës njerëzore. Version i ri do të jetë rreth 2000 faqe, shumë më i gjatë se libri i Hitlerit, i cili kishte rreth 700 faqe. Ai do të përfshijë komente kritike të tekstit të autorit. Hitleri shkroi Mein Kampf (Lufta ime), në vitin 1924, ndërsa ishte në një burg bavarez. Tregimi kombinon elemente autobiografike, me pikëpamjet e tij mbi “pastërtinë e racës ariane”, urrejtjen ndaj hebrenjve dhe opozitën e tij për të komunizmin. Miliona kopje janë shpërndarë para vdekjes së tij në vitin 1945. Libri është jashtëzakonisht popullor në Indi, ku është shitur në libraritë dhe nga shitësit në rrugë e në stacionet hekurudhore. Një kopje e nënshkruar e librit është shitur në ankand në Ludlow, Shropshire, në 2009 me një shumë marramendëse.kohaislame