Siri: Arrin në 16 numri i të burgosurve që vdesin nga të ftohtit

Siri, gjashtë të burgosur vdesin nga i ftohti
Numri i vdjekjeve për shkak të ftohtit ekstrem në burg të Halepit arrin në 16.

Gjashtë të burgosur ngrinë për vdekje në burgun Qendror të Halepit, i cili kontrollohet nga forcat e Asadit, bënë të ditur të hënën Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut.
4.000 vetë janë duke u mbajtur në këtë burg, i cili një kohë të gjatë ka qenë i rrethuar nga grupet e opozitës.
Më parë, dhjetë të burgosur të tjerë ishin ngrirë për vdekje në të njëjtin burg.
Sirianët po përballen me të ftohtë ekstrem kohëve të fundit, ku si pasojë vdiqën 16 fëmijë dhe 50.000 të tjerë ende po mundohen të mbijetojnë nga ky mot i vështirë, që ka kapluar vendin e tyre të shkatërruar nga lufta./mesazhi/

Artikulli paraprakEgjipt: Presidenti puçist paralajmëron kthimin e Vëllezërve Musliman
Artikulli vijuesSudan i Jugut, qëllohen tre aeroplanë amerikanë