Thaçi takohet me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Steinmeier

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank- Walter Steinmeier është takuar sot me Ministrin e Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi, në Ministrinë e Jashtme në Berlin, ku më pas organizoi një deklaratë për shtyp.
 
Steinmeier i cili u shpreh se është veprim i papërgjegjshëm që t’iu jepet njerëzve shpresë me fjalë të nxjerrura nga trafikantët e qenieve njerëzore se është bërë ndryshim në metodën e punimit dhe marrjes së azilit në shtetet e BE, theksoi se shumë nga shtetet e BE nuk do të mund të përballojnë pritshmëritë e këtyre njerëzve.
 
Steinmeier, është shprehur: “Ata të cilët nuk janë objekt për presionet politike, në vend që të marrin leje qëndrimi, do të dërgohen në Kosovë”, bëri të ditur se shumë Kosovarë, duke braktisur shtetin e tyre, e kanë dëmtuar këtë shtet.
 
Steinmeier, i cili theksoi se në këtë kuadër ka dhënë kontributin e saj me angazhimin e 20 punonjës dogane me qëllim që të kontrollohet më mirë Serbia dhe pjesërisht edhe Hungaria, ai vijoi duke u shprehur kështu, “Në ditët që kaluam, për integrimin e atyre që janë kthyer pas në shtetet e tyre, është marrë vendimi që të jepet një ndihmesë prej 1 milion Euro nga Ministria e Jashtme.”
 
Ndërsa Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, duke nënvizuar faktin se Kosovarët janë mashtruar nga trafikantët e qenieve njerëzore, theksoi se do të kryejë detyrën e tij për kthimin  e qytetarëve të Kosovës në shtetin e tyre.
 
Thaçi gjithashtu bëri të ditur se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin Europian dhe se kjo do të kontribuojë në lehtësimin e dhënies së vizave.
Artikulli paraprakProkuroria do të kërkojë dënim me vdekje për vrasësin e tre të rinjve muslimanë në SHBA
Artikulli vijuesKerry mbron Izraelin gjatë debatit në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së