Zbulohet kontrabanda në Veri

0
178

Një autobot me derivate të naftës, që po kontrabandonte naftë nga Serbia për në Kosovë përmes rrugëve alternative, ka bërë të zbulohet dhe të dalë në shesh që në Veri është duke u bërë kontrabandë.

Kjo është zbuluar pasi që ky autobot është rrokullisur në një humnerë, kanë njoftuar burime të gazetës Koha Ditore.
Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën alternative pikërisht në fshatin kufitar në Tresavë të komunës së Leposaviqit, diku rreth 65 km në veriperëndim të Mitrovicës, në bjeshkët e Rogoznës.

Burimet e gazetës nga Leposaviqi kanë theksuar se në vendin e rrokullisjes janë derdhur dhe po vazhdojnë të derdhen me të madhe derivatet e naftës, duke shkaktuar ndotje të madhe të ambientit.

Burimet e gazetës nuk kanë munduar të saktësojnë nëse ka pasur viktima në këtë aksident të rëndë.
Rruga alternative për në fshatin Tresavë është hapur vitin e kaluar nga grupe kriminale serb. Kjo rrugë nga territori i Kosovës lidhet me rrugën Novi Pazar-Rashkë në Serbi.kohaislame