Mbreti i Arabisë Saudite: Nëse nuk trajtoheni drejtë, më shkruani mua

Jo shumë kohë nga momenti kur Mbreti Abdullah ndërroi jetë. Ai u pasua nga gjysmë-vëllai i tij, Mbreti Salman ibn Abdul Aziz  menjëherë në ditët e ardhshme.
Mbretëria ishte në ankth se si do të deklaroheshin me rastin e varrimit të “Mbretit të Zemrave”, i cili kishte zemër të madhe dhe të cilit mbretëria do t’i ishte gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij në Mbretëri. Ka shumë persona që ende dridhen dhe qajnë për Mbretin e vjetër, por ata kurrë nuk do të mund të mohojnë kontributet e Mbreti të ri të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
 
Emirate News ka raportuar se mbreti Salman bin Abdul Aziz i ka bërë publike njoftimet dhe ka deklaruar se ai dëshiron që banorët e Mbretërisë së tij të shkojnë tek ai dhe ta vejnë në dijeni në qoftë se ndonjë qytetar shtypet apo në qoftë se ata nuk trajtohen me drejtësi.
Mbreti Salman ka njoftuar popullin e tij se ai dëshiron që ata t’i shkruajnë direkt atij përmes emailit apo përmes postës pa kosto.
Ai dëshiron që populli i tij të jenë të lumtur dhe të jetojnë jetën siç ata dëshirojnë në rehati të plotë. Ai gjithashtu deklaroi se ai nuk do të jetë në gjendje as ta mendoj se populli i tij, nën udhëheqjen e tij kanë jetuar një jetë të shtypjes dhe  një jetë ku u është mohuar drejtësia.
 
Të gjithë punonjësit e zyrës postare duhet t’i pranojnë këto ankesa dhe t’i përcjellin ato edhe nëse janë kundër djemve të mij, nipërve, mbesave apo familjes time. Le ta dinë të gjithë ata punonjës se kushdo që përpiqet të shkurajojë qytetarët nga dërgimi i ankesave apo madje përpiqet qoftë me ton të lartë, pa marrë parasysh se sa e vogël është ankesa, ai do t’i nënshtrohet një dënimi të rëndë.
 
Mbreti ka bërë thirrje gjithashtu për njerëzit të cilët përpiqen t’i heshtin qytetarët të cilët janë duke u shtypur ose e kanë dëshmuar shtypjen. Ai e ka bërë gjithashtu të qartë se ai do të marrë masa të rrepta ndaj të gjithë atyre qofshin ata edhe fëmijët e tij apo të gjakut të familjes! Historia nuk sjell shpesh kësi lloj udhëheqje. Udhëheqësi i cili sjell përpara dhimbjen e popullit të tij dhe përpiqet të sigurojë fashë për plagët e tyre, me të vërtetë do të jetë i suksesshëm në misionin e tij.
Ai nuk dëshiron që Zoti ta ndëshkoj atë dhe mënyra më e mirë për këtë është ta mbaj popullin e vet, të lumtur, të mbrojtur dhe të sigurt si dhe pa pasur nevojë që ata të kërkojnë çfarëdo lëmoshe!/Kohaislame
Artikulli paraprakMinistri Hyseni: Çështja e liberalizimit të vizave është politizuar
Artikulli vijuesErdogan në Arabinë Saudite: Të intensifikohen mbështetjet për opozitën siriane