MURXHIAT

0
245

Sekti Murxhia është prej sekteve të para që janë paraqitur dhe të cilat i përshkruhen Islamit. Dijetarët Islam kanë shkruajtur libra rreth devijimeve të këtij sekti të dhe i kanë kundërshtuar ata duke ua spjeguar njerëzve të vërtetën rreth këtij sekti të devijuar.
Çka nënkupton fjala Irxhaa prej së cilës buron emërtimi i tyre Murxhia?
Në gjuhën arabe fjala Irxhaa ka disa kuptime, siç janë: frikë, vonesë, shpresë. Ndërsa fjala Irxhaa në fjalorin e sheriatit don të thotë: Vonesë e veprës pas imanit, pasiqë sekti Murxhia e konsideruan veprën në rradhë të dytë pas imanit dhe se vepra nuk është pjesë e imanit.

Mbi çka ndërtohet besimi i Murxhiave?
Sekti Murxhia besojnë se imani është vetëm në zemër dhe se këtë iman nuk e prish asgjë prej veprave edhe nëqoftëse bën kufër. Ky është menhexhi i Xhehm bin Safuan-it. Dhe tek këta nuk luan rol nëse njeriu pohon apo mohon gojarisht diçka prej fesë apo në kryerjen apo moskryerjen e ndonjë obligimi fetarë, pasiqë këta të dyja ata nuk i konsiderojnë se janë pjesë të imanit.
Kush ishte i pari që e shpiku këtë sekt?
Thuhet se i pari që doli me këtë menhexh të devijuar ishte Dherr ibn Abdullah el Hamdani i cili ishte prej tabi’inëve. Dijetarët e Sunetit e kundërshtuan këtë njeri dhe kishte disa prej dijetarëve siç ishte Ibrahim en Nehai i cili nuk ia kthente selamin atij, poashtu këtë qëndrim e kishte edhe Seid ibn Xhubejri.

Bazat e Murxhiave
Janë të pajtimit të gjithë Murxhiat në këta gjëra:
Janë të pajtimit se Imani është vetëm pranim, besim me zemër apo vetëm njohje me zemër.
Vepra nuk hyn në atë që quhet Iman dhe as nuk është pjesë e Imanit, edhepse nuk e mohojnë veprën komplet, përveç se tek pasuesit e Sektit Xhehmij, këta të fundit e mohojnë veprën në përgjithësi
Imani nuk shtohet e as nuk pakësohet
Vepruesi i gjunahit të madh është besimtarë me Iman të plotë.
Njeriu është krijues i veprave të tija.
All-llahu nuk shihet në Ahiret.
Poashtu Murxhiat thonë se kufër është mosnjohja e All-llahut, pra xhehli (injoranca) total.
Xheneti dhe Xhehenemi do të zhduken, poashtu do të zhduken edhe banorët e tyre dhe askush nuk do të qëndrojë aty përgjithmonë.
Disa prej Murxhiave thonë se Kur’ani është i krijuar disa thonë se nuk i është krijuar.
Poashtu ata kanë thënie të ndryshme në çështjen e Kaderit.

Më poshtë do të paraqesim qëndrimin e ehli Suneti dhe disa sekteve rreht çështjes së Imanit në mënyrë, në mënyrë komparative.

Besimi është me zemër me gjuhë dhe me vepër:
Ehli Suneti (Besimi shtohet dhe pakësohet)
Sekti Havarixh (Besimi as nuk shtohet, as nuk pakësohet)
Sekti Mu’tezilij (Vepruesi i gjunahit të madh nuk është as besimtarë e as jobesimtarë)

Besimi është vetëm me zemër dhe me gjuhë:
1. Murxhiat-ul fukaha
2. Ibn Kilab-i

Besimi është vetëm me gjuhë dhe me vepër:
1. Sekti Gassanij

Besimi është vetëm me zemër:
1. Sekti Xhehmij
2. Sekti Murxhia
3. Sekti Mirisij
4. Sekti Saalihij
5. Sekti Esh’arij
6. Sekti Maturidij

Besimi është vetëm me gjuhë:

Sekti Kerramij
Disa argumente Kur’anore si kundërpërgjigje ndaj Murxhiave
Thotë All-llahu: “Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira do t’i fusim në xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj në të cilat do të jenë përgjithmonë, aty kanë gra të pastërta…” (en Nisaa 57)
Thotë All-llahu: “Ai është Xheneti të cilën e keni trashëguar përshkak të asaj që e keni punuar” (ez Zuhruf 72). Pra në këtë ajet shihet qartë se shkak me të cilin njeriu e trashëgon Xhenetin dhe futet në të është vepra e mirë, pra Xhenetin e fiton me mëshirën e All-llahut dhe me atë që keni punuar dhe jo me atë që keni thënë vetëm me gojat tuaja, besimi vetëm me gojë dhe me zemër nuk mjafton.
Thotë All-llahu: “…që t’i dënoj ata që kanë punuar keq dhe që t’i shpërblej me të mira ata që kanë bërë vepra të mira”. (en Nexhm 31)

Thotë All-llahu: “Ka premtuar All-llahu falje dhe shpërblim të madh për ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira”. (el Maide 9)
Kësi lloj ajete të përafërta ka më shumë se pesëdhjetë, në të gjitha këta ajete All-llahu e përmend besimin së bashku me veprën e mirë dhe vepra mirë përmendet si shkak i futjes në Xhenet dhe assesi nuk mjafton vetëm besimi që njeriu të hyj në Xhenet. Poashtu thotë All-llahu: “Tek Ai ngritet fjala e mirë dhe vepra e mirë e ngrit atë (fjalë)” (Fatir 10). Tek ky ajeti i fundit shihet se fjalën, dhikrin e robit e çon lart dhe e ngrit vepra e mirë dhe sikur të mos ishte vepra e mirë, do të ishte kthyer ajo fjalë thënësit dhe s’do të ishte pranuar. S’ka fjalë më të mirë sesa teuhidi dhe s’ka vepra më të mira sesa farzet (namazi, zekati, agjërimi etj )

Argumentet e kufrit të lënësit të namazit janë argumente të kufrit të lënësit të veprës. Namazi është vepër kryesore dhe shtyllë e Imanit tek ehli Suneti. Thotë Pejgamberi në hadith që transmetohet nga Xhabiri: “Në mes njeriut dhe kufrit është namazi, kush e len namazin ka bërë kufër”. (Muslimi). Thotë ibn Mes’udi: “Kush e len namazin s’ka fe”. Thotë ebu Derda: “S’ka iman ai që s’ka namaz”. Transmetohet prej Abdullah ibn Shekik se ka thënë: “Sahabët e Pejgamberit s’kanë parë lënien e ndonjë vepre kufër përveç lënies së namazit”. Thotë ebu Ejjub es Sihtijanij: “Lënia e namazit është kufër, ska polemikë në këtë çështje”.
Namazi është vepër e Imanit, është feja me të cilën janë dërguar pejgamberët, vallë çka mendoni për një njeri i cili thotë se namazi nuk është kufër pasiqë i lexon këta ajete?!

“Të kthyer sinqerisht tek All-llahu, kini frikë Atij dhe falne namazin dhe mos u bëni prej mushrikëve”.(er Ruum 31 )
Dhe thotë: “Nëse ata pendohen dhe falin namazin dhe japin zekatin, atëherë ata janë vëllezërit e tuaj në fe”. (et Teube 11) Pra në këtë ajet All-llahu e ka bërë kusht që pendimi i tyre prej shirkut që të jetë me fjalë dhe me vepër pra me faljen e namazit dhe dhënien e zekatit, dhe nëse këta nuk i bëjnë ata nuk janë vëllezërit tuaj në fe.
Dhe thotë: “Pas tyre erdhën gjenerata e lanë pasdore namazin dhe i pasuan epshet, ata më pastaj do të hidhen në Zjarr. Në përjashtim të atij që pendohet dhe beson dhe bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në Xhenet dhe atyre nuk u bëhet padrejtësi aspak” (Merjem 59-60). Në këtë ajet shihet qartë se shkaku i hyrjes së njeriut në Zjarr është lënia e namazit dhe se lënia e namazit është kufër, pasiqë sikur të mos ishte kufër, s’do të ishte kërkuar prej tyre që të pendohen dhe më pastaj të besojnë, kjo është argument për kufrin e tyre që e kanë bërë me lënien e namazit dhe me pasimin e epsheve.

Qëndrimi i ehli Sunetit ndaj Murxhiave
Ka patur ehli Suneti qëndrim të rreptë ndaj bidatit të këtij sekti të devijuar për shkak të rrezikut të tyre ndaj akides së shëndoshë. Ky sekt ka qenë në kohën e selefit por edhe në kohën e sotme me baza të njëjta dhe në forma të ndryshme. Dijetarët e hershëm kanë ndaluar nga ulja së bashku me Murxhiat. Dijetarë tjerë të selefit të cilët kanë shkruar kaptina të plota në librat e tyre duke e përmendur bidatin e tyre siç është Elal-lekai, ibn Battah, el Axhurri dhe shumë dijetarë të tjerë të selefit. Në vijim do të citojmë disa thënie të dijetarëve të hershëm rreth Murxhiave:

Thotë Ibrahim en Nehai: “Më së shumti kam frikë për Umetin prej fitnes së Murxhiave sesa prej fitnes së Havarixhëve”.
Thotë ez Zuhri: “Nuk është shpikur në Islam bidat më i rrezikshëm sesa bidati i Murxhiave”.
Thonë Katade bin Diameh dhe Jahja ibn Kethir: “S’kam frikë për Umetin asnjë prej sekteve, ashtusiç e kam frikë bidatin e Murxhiave”.
Thotë Mensur bin el Mu’temer: “Murxhiat dhe shijat rafidij janë armiq të All-llahut”.
Thotë Shurejk bin Abdullah: “Murxhiat janë njerëzit më të fëlliqtë edhe shijat janë të fëlliqtë sikur ata, por Murxhiat gënjejnë edhe për All-llahun”.
Lusim All-llahun që të na forcojë në Sunet derisa ta takojmë Atë dhe që të na largojë prej rrugëve të këqija dhe devijimeve në fe.
Shkëputur nga librat: AbdurRahman el Mahmud “ براءة اهل الحديث و السنة من بدعة المرجئة”
Gaalib Awaxhi فرق معاصرة” “
El Axhurri “الشريعة”

Përktheu dhe shkëputi: Enis Arifi