Mundësitë që pacientët në klinikat spitalore të QKUK-së të preken nga infeksionet janë të mëdha. Këtë e konfirmojnë ekspertët shëndetësorë, sipas të cilëve kjo rëndon punën e personelit, por edhe rrezikon jetën e pacientëve.
Rreth 17.5 për qind e pacientëve preken nga infeksionet brenda klinikave spitalore të QKUK-së. Derisa kjo përqindje në shtetet evropiane është dukshëm më e vogël, rreth 6 për qind.
Kështu thotë specialisti i mikrobiologjisë, Lul Raka, sipas të cilit infeksionet më së shumti ndodhën në dhomat e shërbimeve intensive.
Për ta përmirësuar këtë gjendje qeveria italiane ka filluar një projekt në vlerë prej 3 milionë eurosh që ka për qëllim trajnimin e stafit mjekësorë si dhe investime në klinika.