Sony Xperia Z4, më i hollë se iPhone 6 dhe Samsung Galaxy S6 (Foto)

Sony Xperia Z4, telefoni i ri i kompanisë Sony, pritet të jetë më i hollë se dy rivalët nga Apple dhe Samsung, iPhone 6 dhe Galaxy S6.

Pajisja e shumëpërfolur raportohet se do të jetë 6.3 milimetra e hollë, 1 mm më i hollë se paraardhësi.

Sony po ashtu duket nuk do të lë vend për hapësirë ekstra në telefonin e ri, Sony Xperia Z4.

Sipas disa fotove të publikuara nga “PhoneArena” nuk shihet asnjë hapësirë e caktuar për mikro-kartelat SD.

Xperia Z4, që besohet se do të jetë rezistent ndaj ujit, pritet të lansohet gjatë verës.

Artikulli paraprakInfeksionet rrezikojnë pacientët në QKUK-së
Artikulli vijuesSamsung Galaxy S6 edge cilësohet si pajisja më e mirë në MWC 2015