Mbrojtësi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Shkodran Mustafi, ia siguroi barazimin skuadrës së Valencias gatë vikendit të kaluar.
Ai shënoi golin e barazimit kundër kampiones në fuqi të Spanjës, Atletico Madrid, në ndeshjen e luajtur në Madrid.
Mustafi golin ndaj Atleticos e festoi në mënyrë të veçantë, pasi me duar bëri shqiponjën dykrenore për të kujtuar rrënjët e tij prej shqiptari, transmeton koha.net.
“Golin e shënuar ndaj Atleticos ua dedikoj shqiptarëve”, ka thënë Mustafi për të përditshmen “EldesMarque” pas ndeshjes me Atletico Madridin. /koha.net/