Vishej si mbret, tempulli magjepsës i mbretëreshës Hatshepsut i gdhendur në shkëmbinj në Luksor

Kjo ndërtesë tre-katëshe e ngulitur në shkëmbinj me bukurinë e saj ka impresionuar edhe mbretin Tutmozis III, i cili në fron erdhi pas mbretëreshës Hatshepsut dhe i cili nga hakmarrja shkatërroi të gjitha monumentet e saj…

Mbretëresha egjiptiane Hatshepsut nga periudha e shekullit të 18-të të dinastisë së lashtë egjiptiane ka ndërtuar tempullin e saj në Luksor në brigjet e Nilit, ndërsa pikërisht ky ndërtim tërheq turistë të shumtë nga e gjithë bota, raporton Anadolu Agency (AA).

Qyteti Luksor ndodhet në rajonin e Teba e lashtë dhe sot konsiderohet si një nga muzetë më të mëdhenj i hapur. Tempujt e lashtë egjiptianë dhe nekropopol në këtë pjesë të bregdetit Nil tërheqin vëmendjen e turistëve dhe hulumtuesve nga e gjithë bota, ndërsa njëra nga destinacionet e preferuara të tyre është edhe tempulli i mbretëreshës Hatshepsut. 

Egjiptologu Besam es-Shema pretendon se mbretëresha Hatshepsut ka sunduar në Egjipt nga viti 1479 deri në vitin 1458 para erës sonë, por shton se në lidhje me këtë ekzistojnë tregime të shkumta. Shema më tej thotë se gjatë sundimit të saj mbretëresha urdhëroi mimarin Senmut të ndërtojë tempullin për të në Luksor. 

Tempulli i mbretëreshës Hatshepsut është një ndërtim interesant dhe i bukur i ndërtuar në shkëmbinj, dhe në hyrje ndodhet modeli i tij. 

Kjo ndërtesë tre-katëshe e ngulitur në shkëmbinj me bukurinë e saj ka impresionuar edhe mbretin Tutmozis III, i cili në fron erdhi pas mbretëreshës Hatshepsut dhe i cili nga hakmarrja shkatërroi të gjitha monumentet e saj, por jo edhe tempullin. 

Përveç faktit se ishte njëra nga sundueset e para të Egjiptit, Mbretëresha Hatshepsut kujtohet si mbretëresha e cila vishej si një mbret dhe mbante një mjekër të rreme, që reflektohet në skulptura dhe statujat e saj.

Sundimi i Mbretëreshës Hatshepsut nuk është i njohur për marshime të mëdha ushtarake, por nga politika paqësore dhe zhvillimin e tregtisë.

 

Artikulli paraprakLibrat shkollor të mbushur me paganizma dhe elemente kishtare, në shtetin "laik" të Kosovës
Artikulli vijuesArrestohet një anglez në Gjakovë, keqpërdori seksualisht të miturat