Kinë, rreth 500 nxënës të sëmurë në afërsi të kompleksit të ish-fabrikave kimike

Bëhet fjalë për shkollën e cila është hapur vitin e kaluar në rajonin në të cilin më herët kanë punuar tre fabrika kimike, ndërsa mësimi ka filluar në shtator të vitit të kaluar

Në shkollën e cila është hapur në kompleksin e ish-fabrikës në Kinë janë sëmurë rëndë 493 nxënës, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta pro-qeveritare kineze “Përditshmëria e popullit” informoi se nxënësit e gjimnazit të gjuhës janë sëmurë për shkak të mbetjeve kimike në ish-kompleksin industrial në provincën lindore Jiangsu.

Bëhet fjalë për shkollën e cila është hapur vitin e kaluar në rajonin në të cilin më herët kanë punuar tre fabrika kimike, ndërsa mësimi ka filluar në shtator të vitit të kaluar.

Për shkak të problemeve të shpeshta shëndetësore të nxënësve, institucionet kompetente kanë kryer ekzaminimet mjekësore ndaj të gjithë 641 nxënësve që ndjekin mësimin dhe tek 439 kanë qenë të diagnostikuar probleme me pasqyrën e gjakut dhe sëmundje të rënda të frymëmarrjes, tretjes dhe sistemit nervor.

Artikulli paraprakItali, dështon referendumi për platformat e naftës
Artikulli vijuesBocek: Gjendja e refugjatëve në Tabanoc dhe Gjevgjeli është e mjerueshme, jashtë çdo standardi