AKP inkason 1.4 milion euro nga pikat e karburanteve

Rreth 1.4 milion euro do ti shtohen fondit të mirëbesoimit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit nga qirajaa e e pikave të karburanteve të cilat i shfrytëzonte kundërligjshmë deri më tani, Kosova Petroll.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit i sqaron opinionit publik se përmes kontratave për qiradhënie të pikave të karburanteve ka arritur që të rritë vlerën e fondeve në mirëbesim që mbahen në Bankën Qendrore të Kosovës në shumën prej 119 mijë e 777 euro në muaj apo 1 milionë e 437 mijë e 324 euro në vit”, thuhet në një njoftim të AKP-së.

Lidhur me këto kontrata të qiradhënies, Agjencia ka zhvilluar tenderë të hapur dhe publik për lëshimin me qira të këtyre pikave të karburanteve. Ndërkaq,  Agjencia njoftonë se do të vazhdoj me lëshimin me qira edhe të pikave tjera të karburanteve dhe me këtë të rritë edhe më tej buxhetin e fondeve në mirëbesim.kohaislame
 
Artikulli paraprakRrëfehet babai për vrasjet në Prizren: Unë i vrava, jo djali im
Artikulli vijuesArrestohet drejtori i bankës që vodhi klientët