HISTORIA E SUKSESIT TË DREJTUESIT TË ‘STARBUCKS’!

0
384
NEW YORK, NY - JUNE 16: Howard Schultz, president and CEO of Starbucks, speaks at a press conference announcing that Starbucks will partner with Arizona State University to offer full tuition reimbursement for employees to complete a bachelor's degree, on June 16, 2014 in New York City. The offer will be made to both full-time and part-time employees through online classes. (Photo by Andrew Burton/Getty Images)

Në vitin 1981, Howard Schultz vizitoi dyqanin e ‘Starbucks Coffee’ në Seattle, SHBA, një kompani-kliente e punëdhënësit të tij në atë kohë dhe që atëherë rrugët e tyre u dukën të pandashme.

Një vit më vonë, një punë e re dhe një udhëtim biznesi në Itali u bënë arsyeja për të për të prezantuar ide që do të ndryshonin shoqërinë amerikane dhe mënyrën se si ajo e kalonte kohën e lirë.

Schultz lindi në 1953 në Brooklyn, New York. Ai është djali i një shoferi kamioni me origjinë gjermano-çifut. Së bashku me dy vëllezërit e tij, Howard jetoi një jetë larg luksit. Mënyra e varfër me të cilën e trajtuan babanë e tij punëdhënësit, mungesa e sigurimeve dhe përfitimeve sociale bënë shumë përshtypje tek Howard i ri. Më vonë, ndërsa u diplomua nga një universitet elitar, arsimimi që ai kishte fituar në sajë të arritjeve sportive, i dha mundësinë ti bëntë gjërat si duhet për punëmarrësit e ardhshëm.

Në kohën kur Starbucks ishte një dyqan i vogël kafeje në Seattle, Schultz punonte për ‘Xerox’ por ndryshoi vend duke marrë postin e drejtorit të përgjithshëm të një prodhuesi suedez të makinerive të kafesë. Në këtë post, atij ju desh të bënte udhëtime pune shumë shpesh për të parë se si klientët potencialë po bënin biznes. Pasioni i pronarëve dhe aroma e mrekullueshme e kafes së freskët që ai nuhati herën e parë që hyri në dyqan e bënë Howard të dëshironte të fillonte punë për ‘Starbucks’. Dëshira e tij u përmbush dhe ai zuri punë si drejtor marketingu.

“Nëse donë të ndërtoni një ndërmarrje të madhe, ju duhet të kini kurajën të ëndërroni për ëndërr të mëdha. Nëse ëndërroni për ëndrra të vogla, ju mund t’ia dilni të ndërtoni diçka të vogël. Për shumë njerëz, kjo është e mjaftueshme. Por nëse dëshironi të arrini një ndikim shumë të përhapur dhe vlerë që zgjat në kohë, bëhuni i guximshëm.” – Howard Schultz

Kafeja ‘Starbucks’

Një udhëtim në Itali në vitin 1982 e frymëzoi Howardin. Kultura italiane e kafes e bënë djaloshin të insistonte në adoptimin e modelit të kafiterisë italiane nga ‘Starbucks’: kafene të vogla në çdo cep të çdo rruge të cilat shërbenin filxhanë me kafe dhe ku klientët nuk vijnë dhe ikin por e kalojnë kohën e lirë aty dhe e pranojnë atë si një vend takimi social.

Pronarët e dyqanit dështuan të shikonin të ardhmen e ndritur prapa ideve të punëtorëve të tyre, një moment që e bëri Howardin të hiqte dorë nga puna e tij dhe të themelonte kafiterinë e tij ‘Il Giornale’.

Pas tre vitesh punë të palodhur, Schultz i bindi themeluesit e ‘Starbucks’ t’ia shisnin atij njësinë e tyre me pakicë për shumën 3.8 milionë dollarë. Ai menjëherë i ndryshoi emrin e markës të përbashkët të kafesë dhe pati si qëllim krijimin e një prej kompanive më të njohura në Amerikë. Në vitet e 90-ta, kompania u zhvillua me shpejtësi të madhe. Ajo u bë publike dhe i shumëfishoi fitimet.

Përveç dhënies së një shansi njerëzve të bisedonin me miq në një vend ku mbizotëronte dhe shërbehej kafeja, arritja më e madhe e Schultz ishte përmbajtja ndaj idesë së përfitimeve sociale për punonjësit e tij, përfitime të cilat të atit ja kishin mohuar prej shumë vitesh. Edhe sot e kësaj dite, punonjësit e ‘Starbucks’ njihen për besnikërinë e tyre ndaj përfaqësuesve të menaxhimit.

‘Starbucks’ shërben kafe me madhësi të ndryshme filxhanësh si dhe kafe të bërë në çast, çaj, lëng frutash, produkte të pjekura dhe sallata të ndryshme. ‘Starbucks’ po e rrit gamën e produkteve vazhdimisht, gjithnjë duke u përpjekur të kapë horizonte të reja. Sot, pjesa më e madhe e vendeve ku operon ‘Starbucks’ janë të zotëruara nga kompania. Me më shumë se 17 mijë dyqane në të gjithë botën, shumë besojnë se ‘Starbucks’ është një Franchise [është praktikë e së drejtës për të përdorur modelin dhe markën e biznesit të firmës për një periudhë të caktuar kohore], por me një përjashtim, ‘Starbucks’ mund të nënshkruajë kontrata me kompani të tjera.

Schultz është aktualisht në vendin e 232 në listën e ‘Forbes’ prej 400 miliarderëve me një pasuri prej 2.8 miliardë dollarë. Howard Schultz njihet ndërkombëtarisht si pionier në krijimin e dyqaneve të kafesë me pakicë ashtu edhe për menaxhimin e biznesit. Ai njihet gjithashtu edhe për dëshirën e tij të pashtershme në zgjerimin e biznesit dhe aftësive të tij për të arritur tregje të reja dhe mbi të gjitha për t’i siguruar siguri dhe rehati punonjësve të tij. /