Ambasadori amerikan:"Ishallah nuk sëmureni!”

“Ishallah nuk sëmureni!”. Këto janë fjalët e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, në konferencën që po zhvillohet aktualisht për prezantimin e vëzhgimit të qendrave shëndetësore.
 
Nga vëzhgimi i kryer rezultoi se në qendrat shëndetësore në vend ka mungesa të theksuara në barna, si dhe pajisje. Në qendra gjithashtu ka mungesë uji dhe energjie elektrike, duke e vështirësuar shumë punën e stafit shëndetësor e nga ana tjetër, duke bërë që njerëzit të mos marrin shërbimin e duhur për shëndetin e tyre, siç u takon sipas ligjeve.
 
“Ministri duhet t’i përkthejë këto shifra në punë konkrete për përmirësim”, u shpreh ambasadori amerikan Lu.
 
Edhe në vëzhgimin e mëparshëm, i mbështetur nga USAID, rezultoi se në rreth 90% të qendrave shëndetësore nuk funksionojnë laboratorët, duke bërë që gjithë njerëzit të dynden në pak qendra për të marrë shërbimin që u duhet./Gazeta Shendeti
Artikulli paraprakLimaj thotë se është i habitur me heshtjen e PDK-së
Artikulli vijues10 vjet pas cunamit