Rusia thotë se ka të drejtë të vendosë armatim atomik në Krime

Zyrtarë të Rusisë thonë se ky vend ka të drejtë të vendos armatim atomik në Gadishullin e Krimesë.
 
Shefi i Departamentit për kontrollin e armatimit në Ministrinë e jashtme të Rusisë, Mikhail Ulyanovsk, tha sot se nuk ka dituri “nëse ka armatim atomik” tash në Krime dhe nuk është i vetëdijshëm për ndonjë plan eventual të qeverisë ruse për të dërguar armatim të tillë në gadishull, “por parimisht, Rusia mund ta bëjë këtë”.
 
Rusia në mënyrë ilegale e ka aneksuar Krimenë e Ukrainës, para një viti. Ky aneksim është dënuar fuqishëm nga vendet perëndimore dhe Kombet e Bashkuara, transmeton rel .
 
Në vitin 1994, Ukraina ishte pajtuar që të lirohet nga arsenali atomik, që atëherë konsiderohej se ishte i treti në botë për nga madhësia, në këmbim për garantime të sigurisë nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania.
 
Zyrtarët ushtarakë perëndimorë kanë shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Rusia të vendos armatim atomik në Krime.kohaislame
Artikulli paraprakDubai, ja si braktisen makinat luksoze (Foto)
Artikulli vijuesKurti: KS i OKB-së s’mund të merret me Gjykatën Speciale