Kurti: KS i OKB-së s’mund të merret me Gjykatën Speciale

Ish-lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti beson se Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk mund të merret me formimin e Gjykatës Speciale, pasi që sipas tij, fillimisht do të duhej të merrej me UNMIK-un.

Kurti, si kundërshtar i krijimit të një gjykata të tillë, e ka pranuar se nuk e di nëse do të protestohet kundër themelimit të Gjykatës Speciale, raporton Gazeta Tribuna.
I thirrur në debatin e organizuar nga Lëvizja Fol, ai ka folur edhe për  bojkotin e Listës Serbe në institucione. Por Kurti nuk është shprehur  i habitur me këtë veprim të Listës, sa është shprehur i befasuar nga heshtja  e faktorëve ndërkombëtarë.
 
Po të ndodhte e kundërta, sipas tij, një çështje e tillë do të shkonte deri në Këshillin e Sigurimit.
 
Në Forumin FOL Hapur, Kurti ka shprehur qëndrimin e tij edhe për dialogun Prishtinë- Beograd, me ndërmjetësimin e Brukselit. Ai ka  vlerësuar se nuk ka gatishmëri për implementim të marrëveshjeve por ka vetëm vullnet për hartim të marrëveshjeve të reja.
 
Dialogu,sipas deputetit Kurti po bëhet për normalizim të Serbisë me BE dhe normalizim të Vuçiqit e Daciqit me Mustafën e Thaçin, ndërsa gjithçka tjetër ka të bëjë  më abnormalizimin.
 
Albin Kurti ka ritheksuar qëndrimin se Kosova ka nevojë për dialog të hapur e demokratik me serbët e Kosovës dhe jo për dialog të mbyllur e diplomatik me Serbinë.
 
Ai ka folur edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, me ç’rast ka thënë se Qeveria  duhet të bashkëpunojë ngushtë me bizneset, ”por jo edhe tepër ngushtë’.kohaislame
Artikulli paraprakRusia thotë se ka të drejtë të vendosë armatim atomik në Krime
Artikulli vijuesZyrtare: Serbët nuk kthehen në institucionet e Kosovës