Rreth 1 mijë personave u refuzohet kërkesa për azil në Gjermani (Dokument)

Në një letër bëhet e ditur se rreth 1 mijë personave në Gjermani i është refuzuar kërkesa për azil dhe nga ata kërkohet që brenda 7 dite ta lëshojnë Gjermaninë.
 
“Bundesamt (Zyra Federale) ka refuzuar aplikimin e juaj/përsëritjen e aplikimit për azil dhe kërkohet që ju ta lëshoni Republikën Federale të Gjermanisë brenda periudhës së caktuar kohore”, thuhet në letër.
 
Autoritetet në Prishtinë patën thënë se nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e qytetarëve që kanë migruar paligjshëm në dy muajt e fundit, por flitet për mijëra të tillë që kanë migruar ilegalisht në vendeve të Bashkimit Evropian, në kërkim të një jete më të mirë.
 
Në muajin shkurt nga landi i Bavarisë së Gjermanisë, janë kthyer 30 azilkërkuesve kosovarë të cilëve u është refuzuar kërkesa e azilit.
 
Më poshtë mund t’i gjeni dokumentet ku i është refuzuar një personi kërkesa për azil.kohaislame
Artikulli paraprakFEDERATË
Artikulli vijuesMakina e agjentëve përplaset me Shtëpinë e Bardhë (Video)