Prokuroria Speciale heton qiradhënien e pompave nga AKP-ja

Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet preliminare për tenderin e AKP-së për dhënien me qira të 10 pikave të shitjes së karburanteve.
 
Qiradhënia e 10 pikave është nisur në fillim të vitit 2014 dhe se ishte përfunduar me nënshkrim të kontratës në mes të AKP-së dhe kompanisë “IP Kos” në vlerë mujore prej 51 mijë e 700 eurosh, apo 620 mijë e 400 euro brenda një viti.
 
Por vlera e kësaj kontrate  ka qenë për 312 mijë euro më e ulët se ofertat më të larta të ardhura për marrjen me qira të 10 pikave të shitjes së karburanteve. AKP-ja i kishte bërë të papërgjegjshme të gjitha ofertat më të larta duke u vendosur kritere ofertuesve pas hapjes së ofertave.
 
Në Prokurorinë Speciale nuk japin shumë detaje për rezultatet e hetimit për këtë rast. Liridonë Kozmaqi – Hajdaraj, zëdhënëse në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ia ka konfirmuar gazetës se kanë nisur hetimet preliminare për këtë kontratë të AKP-së.kohaislame
 
Artikulli paraprakDrama 25 vjeçare e 912 kosovarëve
Artikulli vijuesShkurti më i lirë