BE refuzon të deklarohet për rastin “Kleçka”

Eksperti i pavarur i autorizuar që do të hetojë aludimet për korrupsion brenda misionit EULEX do të duhet t’i dorëzojë të gjeturat e tij deri në fund të këtij muaji.

Këtë e ka konfirmuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, e cila në muajin nëntor e kishte emëruar francezin, Jean Paul Jaques që të hetojë nëse është implementuar në mënyrë adekuate Misioni i sundimit të ligjit në Kosovë.

Kjo është edhe një arsye përse Kocijançiq vazhdon të refuzojë të komentojë të gjeturat e fundit se zyrtarët evropian kanë tentuar të ndërmarrin veprime ligjore me qëllim të ndikimit në rrethanat politike në Kosovës, siç ishte rasti i fundit me skandalin rreth procesit “Kleçka”.
Kocijançiq insiston se EULEX as Brukseli nuk ndikojnë në proceset gjyqësore dhe rekomandon pritjen e raportit te emëruarit të Mogherinit.
 
Ndryshe, shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini pritet të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin deri në fund të këtij muaji.
 
Thuhet se vizita dhe takimet që do i zhvillojë ajo do jetë një shtytje shtesë në përkushtimin e autoriteteve të atjeshme që e kanë treguar për procesin e dialogut.kohaislame
Artikulli paraprakEdhe këtë e bëjnë Shqiptaret: Deklarohet homoseksual, fiton azilin në Francë
Artikulli vijuesIsa Mustafa: Do të zbardhen vrasjet e pasluftës