Zvicër, mbi 15 vetura shkelin mbi një serb

Një qytetar serb në Zvicër, i identifikuar me emrin Solivic, i cili është ndalur në autostradën (A13) në drejtim të St. Margreth kishte dalë nga makina e tij në rrugë, kur ai papritmas është goditur nga një veturë, kurse pastaj ai shkelet edhe nga 14 automjete të tjera, që po qarkullonin në atë rrugë.
Shoferët, të cilët nuk ishin ndalur, tek policia ishin arsyetuar se “kemi menduar se ishte një kafshë”.

Sipas informatave paraprake, ka të ngjarë që numri i makinave që kishin kaluar mbi trupin e serbit, asnjëra nga to nuk ishin ndalur. Kjo është arsyeja pse policia kishte nisur një hetuesi dhe apel për dëshmitarët.

“Tani për tani, ne kemi kuptuar se mbi trupin e tij kanë kaluar 15 vetura i cili ishte ngrehur zhagas për disa metra. Megjithatë, besoj se ata mund të jenë shumë më tepër. Gjithë shoferët thanë se kishin drejtuar veturën mbi një kafshë ose një copë të drurit” , tha zëdhënësi i policisë Hans Peter Kruse, shkruan Daily Mail.

Solivic kishte mbetur i vdekur pasi ai ishte goditur nga makina e parë që kishte kaluar. Autostrada ishte e mbyllur për shtatë orë pas aksidentit të komunikacionit, transmeton “Presheva Jonë”.

Gjykatat zvicerane janë duke u marr me ketë rast, duke hetuar se çfarë vërtetë kishte ndodhur duke marrë në pyetje një nga një shoferët se çfarë të vendosë dhe çfarë masash do të ndërmerren ndaj tyre.

Artikulli paraprakVrasësja e sëmurë
Artikulli vijuesEksperienca gjermane, "çelës" punësimi për të rinjtë ballkanas