Nxënësit kundër matematikës si lëndë e detyrueshme

Kanë vazhduar edhe sot protestat e nxënësve të shkollave të mesme kundër modelit të ri të maturës shtetërore, e cila përfshin si lëndë të detyrueshmeedhe matematikën.

Me transparentë ‘ Neve nuk na pyeti askush’, ‘Testimi ekstrem nuk është i mirë’ ata kërkojnë kthimin e konceptit të deritanishëm të maturës shtetërore ndërsa i bënë thirrje nxënësve, prindërve dhe qytetarëve që ti mbështesin kërkesat e tyre.

“Me konceptin e ri të maturës shtetërore tani në vend që të testohemi 4 herë, do të kemi edhe testim elektronik për lëndët e njëjta që nënkupton se do të testohemi 7 herë. 7 testime për vetëm 14 ditë ky është problem i madh pasi është i papërballueshëm në aspektin fizik për nxënësit e moshës 17 dhe 18 vjeçe. Po ashtu problem i madh është edhe matematika”.
“Ne jemi për konceptin e vjetër që matematika të jetë lëndë zgjedhore.

Me këtë ne shprehim revoltën tonë për konceptin e ri. Nuk do të ndalemi këtu, do të vazhdojmë edhe ditët e ardhshme, dhe i ftojmë edhe nxënësit e shkollave tjera që të vazhdojmë me protesta në mesin e ndërrimeve për të shprehur revoltën”.

Protestat e nxënësve të shkollave të mesme tani për tani organizohen vetëm mes ndërrimeve në shkolla por paralajmërojnë radikalizmin e tyre nëse ministria e arsimit nuk heq dorë nga ky model i maturës shtetërore. Ditë më parë zëvendësministri i arsimit Spiro Ristiovski deklaroi se nuk do të ndryshoj ky koncept dhe se lënda e matematikës aplikohet edhe në sistemet e tjera arsimore. Koncepti i ri i maturës shtetërore hyri në fuqi më 9 shkurt të këtij viti.kohaislame
 
Artikulli paraprakIsa Mustafa: Do të zbardhen vrasjet e pasluftës
Artikulli vijuesMjekët duan pagë 1500 € që mos të punojnë në sektorin privat