Gushti i përgjakur: Vrasje në Mirditë, arrestohet autori

Vazhdon gushti i përgjakur.

Aksidente, grabitje dhe vrasje.

Këtë herë një vrasje u shënua në zonën e Mirditës.

Ilir Dodaj qëlloi për vdekje një 52-vjeçar në fshatin Perlat i Epërm.

Viktima është M.D.

Ai ndërroi jetë në Spitalin e Rrëshenit.

Ndërkohë autori i krimit është arrestuar.

Fillimisht ai u mbyll në banesën e tij.

Dy grupe të FNSH-së rrethuan banesën e tij dhe negociuan për dorëzimin.

Pas disa minutash, Dodaj u dorëzua.

Artikulli paraprakErdogan: Turqia nuk ka asnjë problem me NATO-n
Artikulli vijuesLideri fisnik: Salahudin Ejubi