I verbëri dhe shoku i tij pa krahë mbollën 10 mijë pemë

Ata formojnë një dyshe të pazakontë – sidomos për një punë siç është mbjellja e pemëve.
 
Por një i verbër dhe shoku i tij pa krah janë bërë sytë dhe duart e njëri-tjetrit.
 
Jia Haixa dhe Jia Wenqi partneritetin e tyre e formuan para dhjetë vjetësh pasi e panë se nuk mund të siguronin punën që dëshironin.
 
Së bashku ata kanë bërë diçka të pazakontë. Ata në një hapësirë prej tre hektarëve kanë mbjellë më shumë se 10 mijë pemë.
 
“Unë jam duart e tij”, ka thënë i verbëri Haixia. “Ai është sytë e mi. Ne jemi partnerë të mirë”.
 
53-vjeçari kishte lindur me një problem në syrin e majtë që e verboi ndërsa në vitin 2000 në një aksident gjatë punës, kishte humbur shikimin edhe në syrin e djathtë.
 
Shoku i tij, Wenqi, gjithashtu 53-vjeçar, kishte humbur dy krahët në një aksident kur ishte vetëm 3-vjeçar.
 
“Ne qëndrojmë në këmbët tona. Me këtë punë gjejmë qetësi për zemrat tona”, ka thënë Wenqi.
Artikulli paraprakI verbëri dhe shoku i tij pa krahë mbollën 10 mijë pemë
Artikulli vijuesARD: Ku shkuan miliardat e derdhura në Kosovë?