Nga ngjarjet dhe konfliktet të cilat nisën në Siri para 4 vjetësh si protesta paqësore, por që me ndërhyrjen e armatosur të regjimit u shndërruan në një luftë civile të përgjakshme, raportohet se në burgjet siriane ndodhen 215 mijë persona të cilët iu janë nënshtruar formave të ndryshme të torturës dhe janë masakruar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një raport të publikuar nga Organizata për të Drejtat e Njeriut të Sirisë (SNHR) me rastin e e 4 vjetorit të nisjes së Revolucionit, theksohet se që nga fillimi i luftës e deri tani personat e arrestuar kanë arritur numrin 215 mijë dhe 6 mijë e 580 nga këto janë femra, ndërsa 9 mijë e 500 prej tyre janë fëmijë të arrestuar.
Në raportin për vitin 2012 theksohet si viti më i keq përsa i përket arrestimeve dhe ndalimeve ku fëmijët përbëjnë 3 përqind të arrestuarve dhe femrat përbëjnë 4 përqind të tyre. Ndërsa në vitin 2014 regjimi sirian duke patur si objektiv meshkujt e grupit 22-40 vjeç i ka rekrutuar me detyrim duke i nënshtruar të marrin armët dhe se ka ndërmarrë operacione për arrestimin e të rinjve.
Në raport theksohet gjithashtu se disa nga personat e arrestuar nga regjimi nuk kanë patur më kontakte me familjarët dhe miqtë e tyre dhe se numri i personave që përfshihen në këtë kategori është 85 mijë persona.
-Numri i personave që kanë humbur jetën gjatë torturave është 11 427
Në raport theksohet se torturat ndaj të arrestuarve shpeshherë ka patur raste që kanë përfunduar me vdekje dhe se institucionet që kanë ushtruar torturat më të rënda kanë qenë Dega e Inteligjencës Ushtarake 215, Degët e inteligjencës Ajrore në Mezze, Homs, Hama dhe Halep. Deri tani 11 427 persona kanë humbur jetën gjatë torturave dhe se nga këto 94 janë fëmijë dhe 32 prej tyre janë femra, dhe se 96 përqind e atyre që kanë humbur jetën në tortura janë civilë.
Mënyra për marrjen e Informacionit dhe hakmarrjes:”Përdhunimi”
Në raport përmendet dhe gjendja e femrave të arrestuara, ku theksohet se forcat e regjimit për të marrë informacione dhe për tu hakmarrë që nga viti 2011 e deri tani kanë përdorur format e ndëshkimit ndaj femrave si ngacmimin seksual dhe përdhunimin, ku përtej rasteve individuale ka patur edhe familje të cilat kanë qenë kolektivisht viktima në ngacmime seksuale.
Në raport gjithashtu përfshihet edhe një ngjarje e përjetuar ku një studente e viti të 3-të S.M (25) pasi u arrestua nga forcat e regjimit në vitin 2014 në afërsi të kampusit të universitetit pretendohet se gjatë periudhës që ka kaluar në degën e inteligjencës ushtarake në Halep për 8 muaj me rradhë është përdhunuar pothuajse çdo ditë nga 6 persona.
Pas torturave dhe përdhunimit vajza e re u lirua më 13 shtator 2014 ku dhe ishte 5 muajshe shtatzënë dhe pas një muaji ajo tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga një ndërtesë 3 katëshe. Si përfundim ajo u plagos rëndë dhe nxori fëmijën.
-18 242 fëmijë humbën jetën që nga fillimi i luftës
Në raport gjithashtu theksohet se forcat e regjimit kanë ndërmarrë një sërë shkeljesh ndaj fëmijëve ku në rajonet e sulmuara që nga fillimi i luftës e deri tani 18 mijë e 242 fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa 94 prej tyre kanë humbur jetën si pasojë e torturave në kohën që kanë qenë të arrestuar.
– Përdorimi i armëve kimike dhe sulmet helmuese të gazit
Raporti gjithashtu theksoi se në vend janë përdorur armët e ndaluara nga traktatet ndërkombëtare ku më tej janë bërë konstatime e mëposhtme: “Forcat e regjimit kanë përdorur armët kimike, dhe gazrat që mendohen se janë toksike dhe gazin e klorit. Në 40 rajone ku është përcaktuar se në sulme janë përdorur në 103 raste lëndë kimike janë vrarë 950 persona. Nga këto janë 40 ushtarë opozitar dhe 7 ushtarë të regjimit sirian të cilët kanë qenë robër. Ndërsa nga 903 civilë që kanë humbur jetën 187 janë fëmijë dhe 162 femra. Ndërsa ata që janë ndikuar nga gazi janë rreth 3 mijë e 200 persona. Në sulmet e regjimit me “bomba thërrmuese” të cilat janë të ndaluara në marrëveshjet ndërkombëtare kanë humbur jetën 289 persona, ku 76 prej tyre janë fëmijë dhe 38 femra.