Kompania gjigande ”Siemens” marrëveshje kolosale me Egjiptin

Në Sharm el-Sheik, përfaqësuesit e “Siemens” nënshkruan marrëveshjet me vlerë 10 miliardë dollarë në fushën e energjetikës.
 
Kompania gjermane ”Siemens” nënshkroi me qeverinë egjiptiane një sërë marrëveshjesh që arrinin vlerën e 10 miliardë eurove për furnizimin e një centrali termik me gaz dhe turbina, njoftoi qeveria gjermane dhe ”Siemens”.
Grupi nuk ka dhënë detaje lidhur me shumën e kontratave, por ministria gjermane e Ekonomisë përmendi kontrata prej disa miliardë eurosh.
Nënshkrimi i marrëveshjeve që arrinin vlerën e 10 miliardë eurove u realizua në Sharm el-Sheik në kuadër të një takimi të rëndësishëm ekonomik dhe financiar organizuar nga autoritetet egjiptiane, theksoi ”Siemens”, në praninë e ministrit të Ekonomisë, Sigmar Gabriel dhe ministrit egjiptian të energjisë, Shaker el-Markabi.
Artikulli paraprakKroaci – Turqit ndërtojnë centralin e parë gjeotermik
Artikulli vijuesNë burgjet e Sirisë ndodhen 215 000 të arrestuar