Ish-komandanti i Brigadës 164 të UÇK-së, Rufki Suma, i cili aktualisht mban postin e kryetarit të komunës së Hanit të Elezit, ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale është e turpshme dhe fyese për Kosovën dhe UÇK-në.
Sipas tij, themelimi i kësaj gjykate po bëhet me vetëdije të politikanëve që janë në krye të shtetit.
Suma për ‘Epokën e re’ tha se Kuvendi i Kosovës ka fuqi për të refuzuar themelimin e Gjykatës Speciale./EpokaeRe