"Vllaznia" ndërtojnë aplikacion mobil të nivelit botëror

Sot është bërë lansimi zyrtar i MalMath në Google Play Store. MalMath është një aplikacion i nivelit botëror, i krijuar nga ekspertë vendor kosovar. Pas këtij aplikacioni ndodhet një punë shumë e madhe dhe një përkushtim maksimal dhe profesionist. Zhvilluesit e këtij softueri janë besimtar praktikues të besimit islam, të cilët të motivuar nga virtytet e larta, kontributin drejt zhvillimit të shkencës dhe shoqërisë e shohin si domosdoshmëri për sukses të përbashkët. Ky dhe shumë projekte të ngjashme, paraqesin një aset tejet të vlefshëm të shoqërisë kosovare dhe të njerëzimit në përgjithësi, modeli i tillë duhet të gjindet kudo mes nesh.

MalMath është një aplikacion që zgjidh detyra të matematikës me përshkrim të secilit hap. Ky aplikacion zgjidh detyrat edhe në gjuhën shqipe.

Fushat të cilat i përfshinë janë: integralet, derivatet, limitet, trigonometria, ekuacionet dhe algjebra. Aplikacioni do t’i ndihmojë studentët ta kuptojnë procesin e zgjidhjes së detyrave dhe të tjerët që kanë probleme në zgjidhjen e detyrave matematikore. Është i dobishëm për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e fakulteteve të ndryshme, mësuesit dhe prindërit.

Veçoritë kryesore të MalMath-it janë:

Përshkrim hap pas hapi me shpjegim të detajuar për çdo hap,
Më lehtë për ta kuptuar duke theksuar hapat,
Paraqitje grafike të funksioneve,
Gjeneron probleme matematikore sipas kategorisë dhe nivelit të vështirësisë,
Ruaj apo shpërndajë zgjidhjet dhe grafikët e funksionit.

Aktualisht aplikacioni përkrah gjuhët: Angleze, Gjermane, Spanjolle, Italiane, Frënge, Turke, Shqipe, Kroate dhe Arabe.

Mund të mësoni më shumë në www.malmath.com.

MalMath mund ta shkarkoni Pa Pagesë në Play Store.

Artikulli paraprak"Vllaznia" nga Kosova në garë për çmimin e parë nga NASA
Artikulli vijues10 Ajetet më të përzgjedhura nga Todenhofer, gazetari gjerman që vizitoi ISIS