Facebook do ta ndal lakuriqësinë në faqen e saj

Facebook e ka lëshuar një version të ri të standardeve të saj të komunitetit, duke përcaktuar me hollësi çfarë do të thotë përmbajtje fyese për rastet si lakuriqësia, ngacmimi seksual dhe gjuha e urrejtjes.
Ky veprim u prezantua nga rrjeti social pak pasi rivalët e saj duke përfshirë Tëitter dhe Reddit kanë ndryshuar politikat e tyre për të ndaluar përmbajtje të tilla si fotot nudo të vjedhura dhe pornografia hakmarrëse e cila shfaqej në faqet e tyre.
 
“Sot ne po japim më shumë detaje dhe qartësi mbi atë që është dhe nuk është e lejuar në Facebook” thanë zyrtarët e rrjetit të madh social.
 
Drejtuesit thanë se udhëzimet e reja kanë për qëllim që ta përmbushin kërkesën e njerëzve për qartësi më të madhe dhe se ky ndryshim nuk do të thotë se përbën ndryshim të politikave dhe standardeve të kompanisë.
Artikulli paraprakMos e themeloni Gjykatën Speciale
Artikulli vijuesBie në mënyrë drastike numri i migrantëve kosovarë në Hungari