Golf GTI, më i bukur dhe më agresiv

Gjenerata e shtatë e modelit të njohur në tërë botën, atij Golf GTI do të prezantohet në sallonin e veturave që mbahet në Gjenevë dhe atë në dy versione.

Versioni standard i Golf GTI do të zhvillojë plot 220 kuaj fuqi nga motori dylitërsh turbo me benzinë, derisa versionin “Performance” do t’i ketë në dispozicion 10 kuaj fuqi më shumë. Te dy modelet në mënyrë standarde do të arrijnë me ndërruesin manual me gjashtëshpejtësi, derisa ndërruesin automatik me gjashtë shkallë të transmisionit me lidhje të dyfishtë “DSG” mund ta keni nëse paguani shtesë një shumë të parave.

Detaje të shumta

Golf GTI përfitoi nga platforma e re “MQB” kështu që nuk është vetëm më i fuqishëm, por edhe 42 kilogramë më i lehtë sesa paraardhësi, me peshën totale prej 1.351 kilogramë.
Sikurse deri më tani, nga versioni normal i Golf-it, ky model do të dallojë me një numër të madhe të detajeve nga të cilat më së shumti që bien në sy janë linja e kuqe në maskën e përparme, e cila shtrihet edhe në pjesët tjera të makinës, rrjeta tjetër e ftohësit, sistemi më i theksuar i hedhjes jashtë të gazrave, dritat “e errësuara” para dhe pas, pastaj ulëset që kanë forma sportive, ndërruesi që dallon nga modeli normal si dhe shumë detaje tjera që këtë model e bëjnë më të bukur, njëherësh edhe më agresiv.

Më i shpejtë se modeli aktual

Prodhuesi i këtij automobili “Volkswagen” potencon se modeli më i fuqishëm GTI, i cili posedon diferencialin për rrëshqitjen e kufizuar, deri në 100 kilometra përshpejton për 6.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale elektronike i është ndalur në 250 km/h, dhe që është për madje gjysmë sekonda më i shpejtë sesa modeli aktual. Çmimi i paralajmëruar për këtë model është 28.350 euro në Gjermani, ndërsa vetura në fjalë në shitje do të gjendet menjëherë pas premierës botërore që do të bëhet pra në panairin e veturave në Gjenevë.

Ajo që duhet cekur në fund, është se udhëheqësit e “VW-së” potencojnë se deri në fund të vitit e kanë në plan në treg t’i hedhin edhe tri modele të reja./zeri/kohaislame

Artikulli paraprakVIDEO: Rrëfime të serbëve për masakrat e kryera në Kosovë
Artikulli vijuesGrafite revoltuese në Strugë