Et-Tirmidhi

Imam Et-Tirmidhi
 
 
 
Emri i plotë i tij: Quhet Muhammed ibën Isa ibën Sevre ibën Musa ibën Dahhak, Ebu Isa Es-Sulemi El Bugi Ed-Darir Et-Tirmidhij prej fisit të njohur arab Beni Sulejm u lind dhe jetoj në qytetin Tirmidh1 i cili gjindet në bregun e lumit Belh, i njohur edhe me emrin Xhejhun.
 
Datëlindja: Në fillim të shekullit tretë sipas kalendarit hixhrij, në kohën e artë të sunnetit, në vitin 209 h. lindi Imami Ebu Isa Et-Tirmidhij në një familje të varfur në qytetin Tirmidh.
 
Udhëtimet e tij në kërkim të hadithit: Imam Tirmidhi ishte prej dijetarëve që udhëtonin shumë në kërkim të hadithit për t’i shenuar. Thotë Ibën Haxhëri: “Udhëtoi në Horasan, Irak, Hixhaz dhe në vende të tjera “. Nuk ka udhëtuar në Egjipt dhe Sham
 
Mësuesit e tij: Tirmidhi pati fatin që të mërr dijën prej imameve më të njohur të kohës së tij. Ai mësoi tek Imam Muslim, Imam Ebu Davud, Imam Darimiu dhe Imam Ebu Zur’a Er-Razi, por mësuesi i tij më i njohur ishte Imam Buhari tek cili Tirmidhi qëndroi kohë të gjatë dhe u bë i njohur si nxënës i tij.
 
Tirmidhi dhe shkenca e fikhut: Tirmidhi shkencës së hadithit ia bashkangjiti edhe kuptimin e haditheve dhe nxjerjën e dispozitave të fikhut prej tyre. I njihte mirë mendimet e dijetarëve për çështje të ndryshme gjë të cilën e përfitoi prej mësuesit të tij Buharit. Libri i tij “Xhamius-Sahih” është argument i fuqishëm për atë, sepse në këtë libër shpeshherë pas haditheve hasim në mendimet e dijetarëve për ndonjë çështje. Pastaj ai krahason mendimet duke e zgjedhur më të bazuarën në argumente të sakta. Kjo është argument i qartë për njohuri të gjëra në këtë lemi.
 
Disa nga fjalet e Imamëve për Imam Tirmidhin: Thotë Idrisi: Një Imam me peshë në shkencën e hadithit, autor i librave: El Xhami’, Et-Tarih dhe Ilel të cilat i shkroi me precizitët të dijetarit. Mirej si shembull për kujtesën e fortë të tij.
 
Thotë Ibën Ethiri: Imam me peshë në shkencën e hadithit
 
Thotë Hafidh El Mizzi: Një prej Imamëve, Hafizave të veçuar, prej diturisë së tij patën dobi muslimanët.
 
Thotë Imam Dhehebiu: Hafidh, Shembulltyrë, Imam i shkathët.
 
Thotë Imam Buhari: Nuk përfitove prej mua me tëpër se sa përfitova prej teje.
 
Një ndodhi nga jeta e Imam Tirmidhit: Rrëfen Imam Tirmidhi: “Isha udhëtar për në Mekke dhe me vete pata disa hadithe të shkruara të një shejhut (dijetar) i cili ishte bashkëudhëtari jonë. Thash do shkoj të ai për t’i vërtetuar këto hadithe. Kur arrita të dijetari kuptova se e kisha marrë fletorën e gabuar. Ai më tha lexo. Kur kuptoi se me vete nuk i kam fletoret në të cilat i kisha të shenuar hadithet e tij më tha: “A nuk turpërohesh prej mua”? U përgjigja: “Hadithet e tua i di përmendsh” dhe ia tregova rastin se si e kam harruar fletorën. Më tha “Lexo”. Pasiqë i lexova hadithët më pyeti: “Mos vallë bëre përsëritje para se erdhe?” “Jo” u përgjigja. Pastaj më tregoi 40 hadithe nga hadithet më pak të njohura dhe më tha: “Përsëriti”. Kur i përsërita më tha: “Nuk kam parë njeri si puna jote” .
 
Ky tregim qartë tregon fuqinë e kujtesës që e pati Imam Tirmidhi.
 
Veprat e tij: Është autor i veprave të shumta:
 
“Es-Sunen”, e botuar me redakturë të Ahmed Shakirit dhe Fuad Abdul Baki dhe është më tepër e njohur me këtë emër edhe pse titulli origjinal është “El Xhami’ Es-Sahih”
 
“Esh-Shemail En-Nebevijje vel Hasail El Mustafavijje”, ky libër
 
“El Ilel El Kebir”, e botuar
 
“Ez-Zuhd”, e humbur
 
“El Esma vel Kuna”, e humbur
 
“Esmaus-Sahabe”, e humbur
 
“Kitabun fil Athar el Meukufe”, e humbur Tirmidhi e përmend në fund të librit “Es-Sunen”.
 
“El Ilel Es-Sagir”, e botuar në fund të “Es-Sunen”.
 
 
 
1. Krahinë në gadishullin Arabik ku gjendën qytetet Mekke, Medine dhe Taif
 
2. Shih, Tehdhibut-Tehdhib, vëll. 9
 
3. Krahinë ku më para bënin pjesë Siria, Palestina dhe Jordani i sotëm
 
4. Shih, Tedhkiretul Huffadh, f. 635, Sijer A’lamin-Nubela, vëll. 13 dhe Tehdhibut-Tehdhib, vëll. 9
 
 
 
NuN, 10.10.2002 – albislam.com
 
Artikulli paraprakEbu Davud
Artikulli vijuesTrupat amerikane dhe të NATO-s, stërvitje në kufi me Rusinë, Moska në gatishmëri