Haxhi Hafiz Hasan ef. Kaduku – I pari stomatolog shqipetarë që hapi një klinike dentare.

Haxhi Hafiz Hasan ef. Kaduku – I pari stomatolog shqipetare qe hapi nje klinike dentare.

Një tregues tjetër për civilizimin , kulturën dhe emancipimin e popullit shkodrane është edhe fakti se ne Shkodër u hap për te paren here një klinike dentare private nga një mjek i specializuar dhe i diplomuar për stomatologji.
Ishte viti 1909 kur biri i Shkodrës Hasan Kaduku, një burrë rreth te dyzetave i sapo kthyer nga emigracioni, ku qe diplomuar për stomatologji vendosi te hapte kliniken e tije private ne sheshin e parruces. Studiuesi Osman Hoxha e përshkruan kështu figurën e Hasan Kadukut : “Njeri madhështore, shtatlarte e shpatullgjere, syshqiponje e hundëshkabe, me mjekër te bardhe dhe shume i pashëm, fisnik dhe zemërgjere, i respektuar dhe mendjemprehte, energjik dhe i papërkulur, i dashur e bujare, ishte gjithmonë mes njerëzve, qe e donin dhe i donte aq shume. Ishte i punës por dhe i pushkës. Ne kohen e rrethimit te Shkodrës nga malazezet ne vitet 1912-13 Dr.Hasan Kadukune gjejmë te rreshtuar ne llogore përkrah vullnetareve te tjerë, duke kryer detyrën ndaj atdheut. Ky nuk la pasdore as detyrat shpirtërore. Mësoi Kur’anin përmendesh duke u bere ‘hafiz’. Me vone Kreu edhe ritin fetare te myslimaneve ne Qabe duke fituar titullin e larte ‘haxhi’. Kështu qe mjeku u thirr Dr. Haxhi Hafiz Hasan ef. Kaduku”
Për Dr.Hasn Kadukun ishte hera e dyte qe kthehej ne Shqiperi. Kur erdhi për te paren here nuk ishte diplomuar për stomatologji por kishte ndjekur kurse dhe kishte punuar me dentistet me emër te perandorisë Osmane si Halid Shenazi Bej apo profesor Dionisi nga te cilët kishte fituar teknikat me te mira te këtij profesioni, po kjo nuk e ndaloi atë qe te punonte si dentist ne Shkodër bile edhe ne Mal te Zi me lejen e Krajl Nikolles. Pastaj atij iu dha mundësia te studionte ne Fakultetin e mjekësisë ne Stamboll ku dhe u diplomua. Me pas erdhi ne Shkodër serish dhe hapi kliniken e tije private. Ai i merrte materialet e para per protezat nga jashtë nga firmat me te njohura te Botes. Kjo klinike qe shume e preferuar edhe nga te huajt qe vinin ne Shkodër apo ata qe ishin te trupave diplomatike.
Sipas djalit te tije,Hakise, i cili edhe ai ndoqi profesionin e te atit , Hasani e mori vendimin e tij te mësonte për stomatologji pasi kur ishte ne Stamboll dhe filloi te mësonte Kur’anin dëshironte ta recitonte atë me ‘texhvid’ (rregulla universale te gjuhës arabe ne recitimin e Kura’nit), po kjo nuk ishte e mundur pasi Hasanit i mungonin dhembet e pare, dhe kështu i lindi dëshira për profesionin e dentistit.
Figura e këtij mjeku dhe e shume e shume personaliteteve është treguesi me i mire për traditën kulturore qe ke pasur , ka dhe do te ketë Shkodra, qyteti jone i dashur.

__________________
Referencat:
“Shkodra dhe motet”, Hamdi Bushati.
“Ne kujtim te brezave”, Faik Luli, Islam Dizdari, Nexhmi Bushati.

Artikulli paraprakABETARJA E HAFIZ ALI ULQINAKUT
Artikulli vijuesNjë dite do t’i kujtoni këto që po ju them