Vazhdojnë protestat anti qeveritare në Egjipt

 Në kryeqytetin egjiptian, Kajro, vazhdojnë protestat kundër regjimit në vend, raporton (AA).
 
Një grup studentësh në kampusin universitar të Kajros protestoi kundër Presidentit të vedit, Abdulfettah es-Sisi dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
 
Në protestë u hodhën parula të ndryshme si; “Unë jam kundër Sisi-t”, “Ky vend është im”, si dhe “Unë kam një mision”. Protestat në të cilat morën pjesë një numër i madh femrash përfunduan pa incidente.
 
Me anë të protestave që nisën më 3 korrik të vitit 2013 kërkohet rikthimi i liderit Muhammed Mursi i ardhur në pushtet me votë të lirë pas rrëzimit të ish liderit egjiptian Husni Mubarak. Mursi i ardhur në pushtet me votën e lirë u rrëzua me anë të një puçi ushtarak të organizuar nga Presidenti aktual, Abdulfettah es-Sisi./kohaislame
Artikulli paraprakNjë në tre diplomatë rusë është spiun
Artikulli vijues6.6 milionë € nga Zvicra për Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP)