Një në tre diplomatë rusë është spiun

Shërbimi i inteligjencës së Suedisë (SAPO) e ka akuzuar Rusinë se po kryen operacione të zgjeruara të spiunimit në territorin suedez.

Këtë e ka thënë sot në Stokholm analisti kryesor i agjencisë së kundër inteligjencës së SAPO-s, Wilhelm Unge, duke shtuar se një e treta e stafit diplomatik të Rusisë merret me spiunim, raporton REL.
Duke folur para gazetarëve derisa agjencia e tij e prezantonte raportin vjetor të sigurisë, Unge ka thënë se numri i spiunëve është konstant, ndërsa ka sqaruar se “kështu duken gjërat vit pas viti”.

Ai ka thënë se spiunët rusë janë pjesë e inteligjencës ushtarake ruse, GRU, dhe Shërbimit të Sigurisë Federale, FSB, ndërsa të njëjtit i ka përshkruar si “shumë të arsimuar dhe shpesh janë më të rinj sesa spiunët e kohës së Bashkimit Sovjetik”.

Unge ka thënë se SAPO ka arritur të ndalojë disa përpjekje gjatë vitit të kaluar kur Rusia dëshironte të merrte teknologji suedeze për forcat e saj ushtarake.kohaislame
Artikulli paraprakLSDM vazhdon me shpalosjen e bisedave të përgjuara telefonike
Artikulli vijuesVazhdojnë protestat anti qeveritare në Egjipt